Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka bërë një tjetër reagim, ku hedh poshtë të gjitha akuzat e SPAK ndaj tij.
Ndërsa parlamenti është mbledhur në një seancë urgjente dhe pritet t’i heqe imunitetin për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, Ahmetj me anë të një reagikmi të gjatë ka hedhur poshtë çdo akuzë.
Ahmetaj thekson se akuzat e tij janë sulme të pastra politike, madje të organizuara jo vetëm nga opozita, por edhe nga “miqtë” e tij brenda Partisë Socialiste.
Sipas Ahmetajt dikur në një forum partie dikush nga të “tijët” i ka thënë se shumë shpejt do ikë në të “sëmës”.
Edhe pse nuk jep emra, Ahmetaj lë të kuptosh se gishtin e ka drejtuar tek një nga zyrtarët dhe drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste.
“E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia”, shkruan Ahmetaj.
/AlbEu.com/