Grabitën dhe rrahën sipërmarrësin, arrestohet një nga anëtarët e bandës shqiptare në Itali

Një nga grabitësit e bandës shqiptare, e cila më 10 janar 2020 sulmoi vilën e një sipërmarrësi nga Civitella përfundoi në burg. Sipas medieve italiane, banda e shqiptarëve sulmoi vilën e sipërmarrësit, e rrahën dhe i lidhën gojën. Më pas ata morën mijëra euro, xhevahire dhe një Rolex.

Ata u larguan duke lënë sipërmarrësin të lidhur dhe të gjakosur. Pavarësisht gjendjes, ai arriti të merrte një kaçavidë të cilën e kishin përdorur kriminelët për ta kërcënuar. Me të njëjtën kaçavidë ai u zgjidh dhe arriti të telefononte policinë. /Albeu.com/.


Shtuar 13.07.2023 18:57