Sot është festa e artistes Klea Huta. Aktorja, këngtarja dhe moderatorja feston sot ditëlindjen e 30.
Ky 30-vjetor e ka gjetur Klea Hutën larg partnerit të saj, por pranë djalit Kridit. Klea ka ndarë në InstaStory momentin kur i biri i zbukuron ditëlindjen duke i kënduar “Shumë urime për ty” dhe madje i ka dhuuar edhe puthjen e munguar nga babi.
Patjetër që urimi special nuk ka munguar as nga Elgiti.
“Gëzuar ditën e lindjes shpirt. Gëzuar për familjen tonë, gëzuar për çdo sukses sëbashku, sot e gjithmonë të dua”, shkruan Elgiti, me të cilin Klea Huta u martua rreth një muaj më parë në një dasmë madhështore në jug të vendit./albeu.com.