U sulmua, çfarë po thoshte Kurti në Kuvend pak para dhunës (VIDEO)

Dhunë masive është parë sot në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të mazhorancës dhe PDK-së.

Sherri fizik ndodhi fiks pas fjalimit të Kurtit, i cili po fliste për marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri

Gjatë fjalimit opozita e thërriste “rrenc”.

“Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës

Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës.”, deklaroi Kurti dhe më pas plasi sherri./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

 


Shtuar 13.07.2023 12:14