Disa mënyra se si t’i bëni ballë të nxehtit përvëlues

Ditët e nxehta të verës mund të jenë të mrekullueshme kur jemi në plazh ose brenda një shtëpie të freskët, por kur jemi në kushtet ku vapa na e vështirëson jetën e përditshme na duhen mënyra të thjeshta dhe të shpejta për t’u freskuar.

Më poshtë janë disa këshilla për të ulur temperaturën e trupit:

Hidhni ujë të ftohtë në kyçet tuaja

Zgjidhja ideale në një ditë të nxehtë do të ishte të hidheshit në një pishinë me ujë të freskët apo edhe të bëni një dush të ftohtë, por kur kjo nuk është e mundur, thjesht lagni kyçet me ujë të ftohtë dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Pikat e pulsit arterial janë zonat ku enët e gjakut afrohen më shumë me sipërfaqen e lëkurës. Gjaku arterial rrjedh nga zemra, kështu që ftohja e tij me ujë të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit. Ekspertët shpjegojnë dhe theksojnë se nëse para se të shkojmë në shtrat hedhim ujë të ftohtë në kyçet e dorës ose kyçin e këmbës, do të flemë më rehat”.

-Nenexhiku

Nenexhiku i jep lëkurës një ndjesi ftohjeje, për këtë arsye përdoret për djegiet e lehta dhe acarimet e lëkurës. Vaji esencial i mentes mund të ndihmojë në luftimin e vapës. Mente përmban mentol, një substancë që aktivizon receptorët nervorë që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

-Frutat me përmbajtje të lartë uji

Ndonjëherë kur është shumë vapë, ne nuk kemi dëshirë të hamë. Por të hamë edhe diçka të vogël çdo disa orë është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur energjinë tonë dhe për të shmangur dehidratimin.

Një zgjedhje e zgjuar janë frutat dhe perimet si shalqiri, pjepëri dhe kastravecat të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë shumë ujë.


Shtuar 10.07.2023 23:13