Trajenri i Portos, Sergio Conceiçao do të jetë trajner i ri i Napolit.
Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Napolit, këtë e ka bërë të ditur klubi napoletan në mengjesin e sotëm.
Sipas “Corriere dello Sport”, është trajneri i Portos, Sergio Conceiçao i cili do të emërohet trajner i Napolit në ditët e ardhshme.
Sipas artikullit të gazetës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur të përshpejtojë gjërat dhe të emërojë Conceiçaon trajner në ditët e ardhshme.
Portugezi është i pëlqyeshëm pasi ka njohuri të futbollit italian, pasi ishte lojtar tek Lazio, Parma dhe Interi.