Aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar në Itali (EMRI-FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnate në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë.

Një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

Mediat fqinje raportojnë se në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.


Shtuar 8.07.2023 18:26