Sa vjeç bën? Olta Gixhari feston sot ditëlindjen

Aktorja Olta Gixhari është sot vajza e ditëlindjes. Aktorja ka lindur më 8 korrik 1986 dhe sot feston 37-vjetroin e lindjes.

Rrjetet sociale ditën e sotme janë mbushur me urime nga fansat për ditëlindjen aktores, por gjithashtu edhe nga miq e personazh të njohur.

Me pjesmarrjen e saj në “Big Brother VIP”, Olta u rikthye ndjeshëm në vëmendjen e publikut shqiptar, ku ishte pretendetja kryesore për të fituar, përball fituesit aktual Luiz Ejllit.

Por aktorja vendosi të ndërpresë rrugëtimin e saj në BBV dhe shkak për këtë u bë mungesa e djalit, Amar për një kohë të gjatë.

Projekti që Olta Gixhari po merret së fundmi, është filmi “Në Kuadër të Dashurisë“, i cili veç të tjerave ka ngritur kuriozitet mbi skenarin, i cili e vë Oltën si aktore, bashkëshorten e Luiz Ejllit, rivalit të saj më të madh në BBV./albeu.com/


Shtuar 8.07.2023 11:33