“E njoh planin e shtensionimit përmendësh”, Vuçiç: Kosova të tërheq kryetarët e Komunave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, deklaroi për mediat pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, se pavarësisht se në Shqipëri e shohin Serbinë si të keqe situata mbetet e vështirë.

Sipas tij e vetmja mënyrë për të rikthyer qetësinë në veri është tërheqja e kryetarëve, gjë që Serbia e ka bërë nga ana e aj, dhe se tani ëhstë radha e Kosovës.

“E njoh planin e shtensionimit përmendësh… është tërheqja e kryetarëve të bashkive, po sa i takon Serbia i ka realizuar nga ana e saj. Duam paqe dhe për këtë punojmë çdo ditë. E di që në Tiranë e shohin Serbinë të keqe. Situata është e vështirë këtu. Ajo që na mbetet është të bëjmë gjithçka për paqen.

Nuk kam pasur asnjë problem të takoj Albin Kurtin. Nuk e kam parë propozimin e Edi Ramës për asociacionin e komunave serbë në Kosove.

Plani franko gjerman i referohet asociacionit të komunave serbe. Kërkojmë vetëm të vendosen në zbatim parimet dhe vetëm kaq. Çështja është se asociacioni komunave duhet të krijohet”, tha ai.


Shtuar 7.07.2023 20:56