“Me Shqipërinë do kemi marrëdhënie të mira”, Vuçiç: Folëm me Ramën për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur në lidhje me Ballkanin e Hapur gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Boegrad.

Ai tha se ky process solli përfitime për qytetarët, teksa u ndal edhe te marrëdhënia me Kosovën.

Vuçiç tha se do të diskutohet gjatë mbrëmjes për këtë marrëdhënie dhe sesi mund të zgjidhjen konfliktet mes tyre.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha ai.

 


Shtuar 7.07.2023 20:41