Rama mbërrin në Serbi, pritet takimi me Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi në kuadër të turit të tij Ballkanik, ku po informon për takimin e radhës të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë.

Më vonë ai pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, teksa ky është takimi i parë pas ngjarjeve në veri të Kosovës, kur Rama paralajëmroi ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vizita në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.

Ndërkohë pritet që kryeministri Rama dhe Vuçiç të zhvillojnë më vonë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 


Shtuar 7.07.2023 19:29

Tags: , ,