E futën dhe e hoqën nga listat, zbulohet posti që Basha i caktoi Koduzit

Ndryshimet në listat e Partisë Demokratike për deputetë pasi u rikthyen nga KQZ për korrigjim, jashtë tyre mbeti Gazment Koduzi.

Mësohet se Koduzi është emëruar Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë.

Me lënien e tij jashtë listave të kandidatëve, në to u përfshi Gentian Muça, ish-kapiten i Tiranës. Ndërkohë, Koduzi u zëvendësua nga Dorian Teliti, ekspert i njohur pranë Partisë Demokratike për çështjet ekonomike.

 

 


Shtuar 17.03.2021 17:31