Një bandë prej katër personash (tre burra dhe një grua) që merreshin me trafik droge u çmontua në Milano.
Hetimet të cilat zgjatën më shumë se një vit, çuan në identifikimin e disa apartamenteve që përdoreshin për të fshehur drogën.
Në një nga këto apartamente, që ndodhet në via Vittorio Scialoia në lagjen milaneze të Affori, në janar 2022 gruaja u arrestua në flagrance.
Ajo u kap duke fshehur 79 pako heroinë me peshë totale 43 kilogramë, si dhe 3 doza hashash me peshë 300 gram.
Droga i ishte dorëzuar në Lampugnano, në parkingun e autobusit, nga një shofer autobusi me targa shqiptare, një tjetër prej të dyshuarve, i cili e kishte fshehur drogën në pjesën e motorit.
Një tjetër depozitë u zbulua më pas në Paderno Dugnano. Hetuesit instaluan një kamerë përmes së cilës u bë e mundur të filmoheshin të dyshuarit teksa transportonin presa hidraulike, të përdorura për paketimin e dozave të drogës.
Sipas asaj që ka dalë, banda kishte kontakte të drejtpërdrejta me furnitorë shqiptarë, nga të cilët arrinin të blinin drogë me çmime veçanërisht të favorshme.
Shitën 170 kilogramë drogë
Gjatë hetimeve, banda ka shitur më shumë se 170 kilogramë heroinë dhe kokainë. Mëngjesin e 7 korrikut, policia ekzekutoi 7 urdhra arresti.
Njëri nga të dyshuarit ka përfunduar në burg, dy në arrest shtëpiak ndërsa për personin e katërt është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”./Albeu.com/