Incident në fluturimin Paris-Athinë: Momenti kur një pasagjer me Kuran në dorë bërtet dhe kërcënon të gjithë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një fluturim të Aegean nga Parisi në Athinë.

Një nga pasagjerët po sillej në mënyrë të çuditshme që në fillim, teksa po këndonte dhe bërtiste teksa hynte në avion.

Sipas një dëshmitari, pasagjer i fluturimit A3613 të Aegean, i cili u nis nga aeroporti “Charles de Gaulle” i kryeqytetit francez dhe u ul rreth orës 22:30 në “El.Venizelos” në Athinë, rreth dhjetë minuta pasi aeroplani u ngrit, njëri nga pasagjerët filloi të bërtiste duke recituar vargje nga Kurani.

Për arsye sigurie, pasagjerët që ishin ulur pranë tij janë transferuar në klasën e parë dhe në ndenjëset e stjuardesave, pasi ai po godiste vendet e tyre. Madje, disa nga pasagjerët ishin gati ta mbanin në krahë, në rast se ai do të ishte rrezikshëm pranë daljeve.

Në një moment pasagjeri, dukshëm i tërbuar, nxori Kuranin dhe filloi të bërtiste se Allahu do t’i ndëshkonte të gjithë. Ekuipazhi, siç shihet në video, e trajtuan incidentin pa të dëme dhe me profesionalizëm, ndërsa kulla e kontrollit të Athinës u informua.

Pasagjeri është arrestuar në Athinë./albeu.com