VIDEO/ Si i vidhnin vilat luksoze në Mykonos banda e hajdutëve në Greqi, mes tyre një shqiptar

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar katër persona, mes tyre edhe një shqiptar, të cilët akuzohen se kanë vjedhur 14 vila luksoze në ishullin e Mykonos.

Mediet në vend kanë publikuar gjithashtu pamje nga vjedhja e fundit që grupi kriminal ka kryer në Mykonos më datë 17 qershor.

Siç shihet në video dy prej autorëve, natën e 17 qershorit, kanë hyrë në oborrin e vilës, dhe përpiqen të gjejnë mënyrën për të “thyer” sigurinë e banesës luksoze.

Baza e bandës ishte një vilë në zonën e Loulos , të cilën 27-vjeçari drejtues i spirales e kishte marrë me qira për muajt e verës, për 55 mijë euro.

Hetimi i policisë zbuloi se hajdutët “zbarkuan” dhe “punuan” në ishull më 25 maj. Ata vepronin kryenin vjedhje në banesa, vila në ishull, kur pronarët ose qiramarrësit e tyre mungonin përkohësisht.

Autorët kanë marrë para dhe ar me vlerë të madhe, si dhe kasaforta. Me zbërthimin e organizatës kriminale janë zbardhur 14 vjedhje, ndërsa vlera e sendeve dhe parave kalon shifrën e 455 mijë eurove. Sipas njoftimit të policisë, ata kishin marrë para të gatshme 17.810 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 437.961 euro.

Në vilën ku banonin autorët dhe në një automjet që përdornin, u gjetën një numër i konsiderueshëm sendesh, të cilat u konfiskuan dhe u identifikuan gradualisht si mallra të vjedhura. Gjithashtu janë gjetur mjete për vjedhje, mjete për vlerësimin e arit dhe një makinë./albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 11:25

Tags: ,