A do ta takojë Kurtin? Rama tur dy ditor në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë ditën e enjte një tur 2-ditor në të 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se ai do të komunikojë me liderët e këtyre shteteve për të çuar përpara agjendën e Procesit të Berlinit.

Ndalesa e parë do të jetë Shkupi në datën 6 korrik dhe pasditen e po kësaj dite do të jetë në Prishtinë për t’u takuar dhe dalë përpara mediave në krah të Albin Kurtit.

Ndërsa të premten Rama do të fluturojë drejt Sarajevës, Podgoricës e Beogradit. Në këtë të fundit do të përmbyllë dhe takimet e tij si lideri i vendit pritës të mbledhjes së radhës të Procesit të Berlinit në Tetor në Tiranë.

Rama deklaroi javën e shkuar se misioni i Ballkanit të Hapur përfundoi me sukses dhe tani të gjitha vendet e rajonit duhet t’i përqëndrojnë energjitë te Procesi i Berlinit.


Shtuar 4.07.2023 13:45