Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e Ditës së Pavarësisë

4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe.

Në vitin 1776, kolonitë e asaj kohe, fillimisht 13, u shkëputën nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet politike më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi.

Ai është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria dhe indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre, ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Por prej nënshkrimit të këtij akti, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta për të gjithë, kanë triumfuar gjatë dekadave./albeu.com/