Çdo gjë duket se është bërë gati për mikpritjen e presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Klinton. Teksa jemi pak momente para mbërritjes së tij, një banderolë me mbishkrimin “Welcome Mr.President” është shpalosur në fasadën e Korpusit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 14:40 në Rinas për të pritur ambasadorin amerikan.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit./Albeu.com/