Mori “gabimisht” syzet në dyqan, arrestohet politikani

Lideri i Partisë së Kuqe Norvegjeze, Björnar Moxnes është arrestuar në aeroportin e Oslos pas dyshimeve se kishte vjedhur një palë syze dielli të shtrenjta.

Ngjarja ndodhi dy javë më parë në Gardermoen, ku Moxnes u arrestua për vjedhje pasi u zbulua se kishte dalë nga dyqani në aeroportin e Oslos pa paguar për syzet e diellit.

Ndërsa Moxnes pretendoi se i kishte marrë rastësisht syzet, policia vendosi një gjobë prej 3000 korona norvegjeze (255€) për vjedhjen.

Në një postim në Facebook, Moxnes tha se gabimisht kishte menduar se syzet e diellit ishin të tijat dhe i kishte vendosur në valixhen e tij pasi kishte dalë nga dyqani. Politikani norvegjez pranoi se nuk kishte justifikime dhe duhet të pranojë pasojat e situatës.


Shtuar 2.07.2023 23:46