Mbrojtësi largohet zyrtarisht nga Interi: Milano jemi ne!

Danilo D’Ambrosio mbyll përfundimisht eksperiencën e tij me Interin, pas 9 sezonesh ku luajti plot 285 ndeshje dhe shënoi më shumë se 20 gola, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm.

Drejtuesit zikaltër vendosën të mos i rinovojnë kontratën 34-vjeçarit, që në mesazhin e tij jep sinjale se do të vijojë karrierën sërish, ndonëse jo te skuadra e tij e zemrës, Interi.

“Do të doja ta mbyllja karrierën këtu, në skuadrën me të cilën bëj tifo, por nuk ishte e mundur. Interi është një familje për mua. Eksperienca ime zikaltër ishte një udhëtim dashurie, pasioni, dedikimi, pune, përuljeje. Të gjitha për të mirën e Interit. Milano jemi vetëm ne dhe kur një ditë në stadium të dërgojë fëmijët e mi, do t’ua tregojë këtë”, shkroi ndër të tjera D’Ambrosio.


Shtuar 29.06.2023 15:59