EMRI/ I vuri dy herë zjarrin lokalit të Noizyt, arrestohet kushëriri i këngëtarit

Ka rënë në prangat e policisë, autori që i ka vënë dy herë zjarrin lokalit të Noizyt ne Durres.

I arrestuari rezulton të jetë kushëri i këngëtarit. Ai quhet Eraldo Musteqja.

Policia bën me dije se Eraldo Musteqja, 26 vjeç, u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i  vuri zjarrin lokalit  të këngëtarit në lagjen “Currilat” në Durrës.

26-vjeçari i vuri 2 herë, mëngjesin e sotëm dhe më datë 11.06.2023 zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së Noizyt.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë)

Njoftimi Policise 

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 09:06

Tags: