PS konfirmon shumicën, Dhimitër Kapaj zgjidhet kryetari i Këshillit të bashkisë Himarë

Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës.

Në garë për këtë post ishin dy kandidatura. Nga 21 këshilltarë, Dhimitër Kapaj mori 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota.

Sot  është konsituuar Këshilli Bashkiak i Himarës. Teksa anëtarët e Këshillit betoheshin, kryetari i Bashkisë Fredi Beleri i përshëndeti ata përmes një letre nga qelia e burgut, aty ku ndodhet prej datës 12 maj pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 Majit.

Të pranishëm në mbledhje ishte ambasadorja e Greqisë , Konstantina Kamitsi, ndërsa në krah të saj qëndronte nga njëra anë Vangjel Dule. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe djali dhe bashkëshortja e Fredi Belerit.

/albeu.com./


Shtuar 27.06.2023 12:18