“80 mijë euro për kokën e Aredin Beharit”, kush janë dy killerat që dolën huq dy herë në vrasjen e tij

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurt”, thotë një shprehje popullore, e cila rezulton të jetë e vërtetë për Aredin Beharin, i cili u ka shpëtuar paq dy atentaeve.

Por, kush janë personat që kanë tentuar të vrasin Beharin?

80 mijë euro ishte vendosur në dispozicion për kokën e tij. Organizatori dhe personi që kishte paguar lekët është Albert Pashaj, për të cilin policia njoftoi sot se është arrestuar.

Shumën e majme ia dha Henrik Hoxhajt, i cili është i arrestuar bashkë me killerin me pagesë, Nuredin Dumani prej vitit të kaluar

Tentativa e parë u realizua në 05.11.2017, Hoxhaj zgjodhi Skerdi Tasen për ta vrarë. Tentativa dështoi.

Herën e dytë, Pashaj e çon shumën në 80 mijë për të vrarë Beharin, i cili kishte konflikte me vëllanë e tij.

Tentativa e dytë në 03.04.2019.

Këtë herë Hoxhaj tenton vetë për të qëlluar, por bllokuar kallashnikovi dhe Behari shpëton.


Shtuar 27.06.2023 09:50