Aksident në Rrugën e Kombit, autobusi përplas për vdekje një person me biçikletë

Një askident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur kërë të martë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti tragjik. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, ku autobusi me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, me targa të Kosovës, ka përplasur të moshuarin me iniciale N. P., i cili po lëvizte me biçikletë.

72-vjeçari banues në fshatin Fang të Rubikut, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa fatmirësisht nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer. Shoferi, 60-vjeçari kosovar me iniciale E. R., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 09:48