FOTO/ “Djajtë” prishin planin e Allegri-t, Rabiot drejt Man.United, në Torino vjen një serb

Më 1 korrik, Adrien Rabiot do të jetë një lojtar i lirë, i përfundon kontrata me Juven, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë marrë në parim një premtim nga mesfushori francez, rinovim i kontratës edhe për një tjetër vit, me të njëjtat kushte, 7 milionë euro neto në sezon. Rabiot është një pinjoll i trajnerit Allegri, por situata ndryshoi pak orët e fundit pasi mes Rabiot dhe Allegrit në mes u fut Man.United.

Drejtuesit e “djajve të kuq” kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit duke i paraqitur një ofertë, e cila në fakt nuk ndryshon shumë nga ajo e Juves, po 7 milionë euro në sezon, por një kontratë 2-vjeçare. Sigurisht te Man.United diskutimi është pak më ndryshe, pasi Rabiot do të luante në Champions League.

Në rast se largohet Rabiot, Juventus do të hidhet në sulm për Milinkovic-Savic, një tjetër lojtar që Allegri e ndjek prej kohësh. Mesfushori serb futet në vitin që i përfundon kontrata, por sërish Lotito nuk ka ndërmend të lë të lirë pa marrë minimumi 40 milionë euro.


Shtuar 26.06.2023 09:48