Zgjedhjet në Greqi, e moshuara dërgohet me ambulancë për të votuar

Procesi zgjedhor në Korfuz po ecën pa probleme dhe deri në këtë kohë, megjithëse jo të gjithë anëtarët e komisioneve zgjedhore kanë ardhur në qendra të ndryshme votimi.

Në fakt, sipas ERT, në mesditë një 95-vjeçare është dërguar me ambulancë në një qendër votimi në Qytetin e Vjetër të Korfuzit për të votuar pasi dëshironte të ushtronte të drejtën e saj të votës.

Rezultatet e para, sipas zv.guvernatorit të Korfuzit, Konstantinos Zorbas, pritet të shpallen deri në orën 8:30 të mbrëmjes, ndërsa në katin përdhesë të Bashkisë së Korfuzit është ngritur Qendra e Shtypit për transmetimin e rezultateve.


Shtuar 25.06.2023 17:34