Interpol ka zhvilluar një aksion të madh kundër trafikut të drogës në tre shtete të ndryshme Gjermani, Itali dhe Holandë.
Nga aksioni i interpol u shkatërrua rrjeti shqiptar i narkotrafikut, ku ranë në pranga 35 persona dhe u sekuestruan mbi 1 milionë euro.
“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.
Sipas Europol anëtarët e këtij grupi dhunonin, torturonin, dhe shantazhonin rivalët e tyre.