Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas shqiptar, pasi është kapur me 11 kg heroinë në banesë dhe kanabis.
Mediat greke shkruajnë se autoritetet vendase gjetën dhe sekuestruan 11 kg e 98 gr heroinë të ndarë në 21 pako, 5.5 gr kanabis, celular dhe 400 euro të ardhura nga trafiku i drogës.
Aktualisht ai ndodhet në burgun e qytetit Korydallos, teksa pritet të dalë para seancës gjyqësore.