Një tragjedi e paralajmëruar u konfirmua të enjten mbrëma pas njoftimeve zyrtare nga Oceangate dhe Roja Bregdetare e SHBA-së për nëndetësen Titan.
Nëndetësja konsiderohet e shpërbërë, ndërsa pesë pasagjerët janë deklaruar të vdekur nga autoritetet dhe familjarët e tyre tashmë janë njoftuar. Familjarët e viktimave, megjithatë, nuk janë të sigurt se do të mund të marrin trupat e tyre.
“Kërkimi do të vazhdojë, por perspektiva është e paqartë duke pasur parasysh mjedisin e vështirë”, tha zëvendësadmirali i Rojës Bregdetare të SHBA, John Mauger.
“Është një mjedis tepër i pafalshëm atje poshtë në fund të detit”, u tha zyrtari gazetarëve gjatë konferencës.
“Dhe mbeturinat janë në përputhje me një shembje katastrofike të anijes, dhe kështu ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të vazhdojmë të hetojmë zonën atje poshtë, por unë nuk kam një përgjigje për perspektivat për momentin”, shtoi ai.