Rama bën sërish thirrje për lirimin e 3 policëve të Kosovës: Franca dhe Gjermania të veprojnë për të ndaluar spiralen absurde

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe.

Në një postim në Twitter, ai ka ndarë deklaratën e përfaqësuesit të BE, Josep Borrell, teksa thekson se sapo policët të kthehën, nevojitet veprim nga Franca dhe Gjermania për të ndalur këtë situatë.

Reagimi i plotë:

Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti!

Por së pari gjërat e para:

LIRONI 3 POLICËT!


Shtuar 22.06.2023 21:11