Media spanjolle e bën fakt të kryer kalimin e Mbappe te Real Madrid

El Chiringuito vazhdon të japë të reja të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Kylian Mbappe. Kjo media, pasi bëri të ditur se PSG i ka vendosur çmimin lojtarit, pra çdo kush që është i interesuar për Mbappe duhet të paguajë 200 milionë euro, ka publikuar një tjetër lajm.

Sipas asaj që shkruhet, sulmuesi francez do të kalojë te Real Madrid dhe prezantimi do të bëhet me datën 23 korrik. Los Blancos do të plotësojnë të gjitha kërkesat e yllit të njohur dhe pas shumë vuajtjesh, do të ketë një fund të lumtur.

24-vjeçari është një nga futbollistët më premtues. Në sezonin e fundit, Mbappe ka shënuar 29 gola në kampionat.


Shtuar 22.06.2023 16:50