Kovaçevski: Po të isha unë në listën e zezë të SHBA-së, do të kisha dhënë dorëheqje menjëherë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pohon se nëse ai do të vendosej në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm që do të kishte dhënë dorëheqje por këtë do ta kishte cilësuar si humbje të madhe.

“Unë po të gjendesha në listën e SHBA-së, jo vetëm që do të jepja dorëheqje por këtë do ta cilësoja si humbje më të madhe në karrierën time personale dhe profesionale”, ka thënë Kovaçevski.

Ai ka bërë thirrje që komuna e Strugës të bashkëpunon me organet të cilët po e inspektojnë punën e Merkos.

“Jam i vetmi i cili përgjigjet në këto pyetje. Ndoshta duhet edhe në vende tjera të kërkoni mendim. E lexova komunikatën e DASH. Kjo konfirmon se SHBA janë partner strategjik. Vetë komunikata në brendi mbart baza për vendosje në listën e zezë të kryetarit të Strugës, të cilët janë shumë serioze. Është e pashpjegueshme që SHBA të cilët janë larg 8000 km kanë informacione çfarë ndodh në shtetin tonë, ndërsa institucionet tona, nga ato hetuese deri në ato gjyqësore të mos i kenë ato informacione”, tha Kovaçevski.


Shtuar 22.06.2023 12:23