Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u bë arrestimi i shtetasit F. H., 29 vjeç, banues në Tiranë.
29-vjeçari duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gazmend Zajmi”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/