Sherr mes të rinjve, plagoset 18-vjeçari në Prishtinë

Tre të rinj janë përleshur fizikisht njëri me tjetrin mbrëmjen e sotme në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Mediet kosovare bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se 18-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, si dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin e rëndë.

Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në paraburgim dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.


Shtuar 17.06.2023 23:53