Që prej daljes së Luizit dhe Kiarës nga shtëpia e “BBV”, aludimet se marrrëdhënia e kësaj të fundit me nënën e këngëtarit nuk është e mirë, nuk kanë munguar. Kjo nisur dhe nga mungesa e saj në dasmën e dyshes më 6 maj.
Prej ditësh Luizi ndodhet në një tur koncertesh në Amerikë.
Në fillim publikoi një foto me motrën dhe kunatin dhe nuk la pa “sqaruar” dhe marrëdhënien e Kiarës me vjehrrën. Si e bëri këtë gjë?
Sigurisht që me këngë?
“Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon”.