Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku nuk e konsideron çështje që i përket interesit të popullit video-skandalin e publikuar ditën e sotme ku protagonist është Safet Gjici. Edhe pse ky i fundit ishte në krye të një bashkie dhe përfaqësonte interesat e popullit kuksian, për Inën nuk është një çështje që kërkon reagimin masiv, pasi nuk i përket interesave të popullit.
Safet Gjici u filmua teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e bashkisë ku në fakt duhej që të përfaqësonte interesat e qytetarëve.
Çfarë shkruan Ina:
“Nuk ka ndjesi më të shëmtuar për mua se sa përhapja e “skandaleve” seksuale. Ajo që ma shpif më shumë është reagimi masiv moral për çështje që nuk i përkasin fare interesave të popullit kurse për abuzimet me paratë publike, rritjen e çmimeve, taksave, abuzimet me tenderat etj, askush nuk reagon. Ushqehet histeria kolektive me një video seksi dhe kaq…humanët dhe ushqimi i tyre fals, sa keq.”
Pas publikimit të videos, SPAK nisi procedimin penal për Gjicin, ndërsa ky i fundit përmes një postimi në Facebook njoftoi dorëheqjen. Ai pretendon se ka rënë në kurth nga personat që pati përballë në zgjedhjet e 14 majit edhe pse e pranoi se me vajzën e cila shfaqet në video kishte marrëdhënie intime./Albeu.com./