Tragjedi në Greqi/ Fundoset anija, raportohet për 17 të vdekur

Një anije peshkimi është fundosur në ujërat e detit Mesdhe në Kallamatë të Greqisë këtë të mërkurë. Sipas njoftimeve paraprake mësohet se ka 17 të vdekur, ndërsa janë shpëtuar 104 persona.

Sipas rojës bregdetare greke, bëhet fjalë për një peshkarexhë të nisur nga Libia, e cila në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij Pilos në Kallamatë.

Autoritet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ekziston frika se ka ende perona në ujë.

Protothema.gr raporton se në anijen e peshkimit ndodheshin emigrant nga Afganistani, Paksitani, Siria dhe Palestina.

Burime për mediet greke bëjnë me dije se emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Anija e peshkimit ishte nisur nga Tobroku, Libi, me destinacion Italinë. Nuk dihen ende rrethanat që çuan në mbytjen e anijes.

/albeu.com/


Shtuar 14.06.2023 10:50