Aksidentoi për vdekje këmbësorin, policia arreston 53-vjeçarin në Vlorë

Policia ka arrestuar një 53 vjeçar në Vlorë, i cili ditën e djeshme ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Fillimisht, dje u raportuar se drejtuese ishte nhjë grua, por nga këqyrja e pamjeve filmike, rezultoi se mjetin po e drejtonte bashkëshorti i saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç, automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasi R. B., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 13.06.2023 09:37