Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u caktua seanca për votim të qeverisë, më datë 3 shkurt.
Deputeti Ali Berisha, duke shprehur qëndrimin e Aleancës lidhur me seancën e thirrur për të hënën, theksoi se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.
Ndër të tjera, ai u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë.
“Aleanca nuk ka asnjë arsye që të votojë një qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje, Aleanca do ta paraqes në seancën e së hënës, deklaroi deputeti Ali Berisha.