Në foto Fisnik Qosja dhe Klodian Kapedani
GJKKO caktoi sot masën arrest me burg për Klodian Kapedanin, i cilli bleu bota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Korrupsioni zgjedhor i 39-vjeçarit është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera panale, por që nuk kanë lidhje me korrupsion zgjedhjesh.
Bisedat telefonike dhe sms-të në aplikacione komunikimi janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qytetarët po votonin. Kapedani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja,
Në përgjime Kapedani linte takim fizik me personat që t’u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste, ndaj kandidatit të Berishës dhe Metës, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë
Në lidhje me këtë 39-vjeçari nga Kavaja ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me beshkëshorten e tij.
Ndërkohë i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua./albeu.com/