Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokartike që janë pro zgjedhjeve të 29 korrikut kanë kërkuar të nisin përgatitjet për procesin.
Por, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi duket se mendon ndryshe, pasi ka kërkuar thjesht zbatimin e Statutit të Partisë në këtë process.
Konkretisht, Bardhi që është edhe kreu i Grupit Parlamentar, kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratojë vendimin e Kryesisë.
Kronikat televizive të 16 majit 2021 tregojnë procedurat që janë ndjekur nga PD. Pasi Kryesia ka marre vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, ka qenë Këshilli Kombëtar ai i cili ka miratuar vendimet e mara.
Shumica e Kryesisë që votuan pro 29 korrikut, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kërkojnë që organizimin e zgjedhjeve ta kryejë vetë ky forum. Burime të besueshme pranë PD-së zyrtare, tregojnë se Gazment Bardhi kërkon zbatimin e Statutit, duke thirrur për miratimin e vendimeve të Kryesisë, Këshillin Kombëtar.
Por çfarë thotë statuti i Partisë Demokratike Zyrtare?
Sipas statutit thuhet se vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti. Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.
Ajo që nuk kuptohet ende është se përse anëtaret e Kryesisë së PD-së zyrtare, të cilët deklarojnë se respektojnë institucionin e votës, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar sipas statutit, por kërkojnë të veprojnë pa mbledhjen e këtij forumi?