Ukraina po vazhdon sulmet në rajonin kyç të vendit , Zaporizhja. Zyrtarët rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit thonë se ukariansit janë duke bërë luftime të ashpra në atë zonë.
Sipas tyre, trupat ushtarake ukrainase – të përkrahura nga tanket, artileria dhe dronët – janë duke tentuar të avancojnë në jug të qytetit Orikhiv, për të dytën natë me radhë.
Guvernatori rajonal i Voronezh Alexander Gusev tha se dy persona u plagosën të premten “në një sulm të dukshëm me dron”. Pretendimet e tyre nuk janë verifikuar nga BBC.
Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja. Sipas tyre, Kievi po përpiqet të rifitojë hyrjen në Detin Azov, duke ndarë forcat pushtuese ruse në rajon në dy grupe të shkëputura
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se kolera mund të përhapet në zonat e prekura nga shpërthimi e digës Kakhovka nga ushtria ruse, katër ditë më parë.
Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e njerëzve që po evakuohen. Qindra mijëra njerëz në rajonin Kherson kanë mbetur pa ujë të j. Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulm të qëllimshëm të digës Kharkova, katër ditë më parë,/albeu.com/