Infermierja shqiptare bëhet “heroinë” në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin që ishte mbytur në pishinë

Nazlie Selimaj me origjinë nga Kosova është kthyer në heroinë pasi ka shpëtuar një vogëlush nga mbytja.

Ngjarja ka ndodhur në Aargau, Zvicër ku Selimaj, 34-vjeç jeton prej kohësh.

Ajo pa në pishinë një djalë 4-vjeçar, i cili ishte pa ndjenja dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.

Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Ëil SG, pasi ishte për vizitë te motra e cila banon në regjion, transmeton Albinfo.ch.

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”.

Por, më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krah”, thotë 34-vjeçarja për gazetën Blick.

“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapoi menjëherë tek ata të dy, mori fëmijën nga babai dhe i dha ndihmën e parë.

“E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas e shtirva në tokë sepse nuk ia gjeta pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë.”

Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte.

Djalit iu kthye vetëdija.

“Nuk kisha më frikë për djalin”, thotë Selimaj.

4-vjeçari tani ndodhet në shtëpi. Babai i tij nuk dëshiron të  shprehet publikisht për ngjarjen./Albeu.com./


Shtuar 9.06.2023 09:26