Me 1 kg kokainë dhe 10 mijë euro, arrestohet shqiptari dhe shoku i tij italian

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar dhe shokun e tij Italian, 28 vjeç me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të dy së bashku po udhëtonin me një motoçikletë kur u ndaluan nga karabinierët.

Gjatë kontrollit iu gjet 1 kg kokainë dhe 10000 euro cash.

Në momentin e ndalimit të dy shfaqën shenja nervozizmi dhe kjo i bëri agjentët e policisë që të dyshonin dhe t’i kontrollonin më imtësisht.

Të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e La Spezias./Albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 14:44