Pas 41 vitesh punë Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj janë dy infermierët në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës të cilët dolën në pension. Sindikata e shëndetësisë në
Shkodër i dha një certifikatë mirënjohje dy infermierëve për kontributin e tyre të çmuar.
Ato kanë treguar se momenti më i vështirë në punë ishte viti 1997’ kur u hapën depot e armëve dhe në spital shkonin me dhjetëra të plagosur në ditë.
Idriz Troshani dhe Vasilika Sterkaj kujtojnë me respekt kirurgët që kontribuan për vite me radhë në spitalin e Shkodrës por edhe ata që janë aktualisht.
Një moment i paharruar është kur mbeti i vrarë doktor Zamir Shazi brenda spitalit të Shkodrës, ngjarje në të cilën Vasilika ishte prezente. Në fund dy infermierët që tashmë do shijojnë vitet e pensionit i bëjnë thirrje brezit të ri të infermierëve që të mos largohen nga Shqipëria për të kontribuar për vendin e tyre.