Tre persona janë arrestuar në Fier si rezultat kontrolleve nga forcat “Shqiponja” në bashkëpunim Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Fierit.
Në pranga kanë rënë Aleksandër Leka, 32 vjeç dhe Qamil Leka, 27 vjeç, të dy banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë).
Veç dy të parëve, është arrestuar edhe shtetasi Luan Barjamaj, 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje;
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 26 vjeç, banues në Fier, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. B., pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.
Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.