Detaje të reja bëhen me dije nga plagosja me thikë e dy personave në Tiranë.
Mësohet se autori i ngjarjes është 52-vjeçari Fatmir Jashari, i cili ka qenë më herët i dënuar. Ai plagosi me thikë shtetasit Edmond Sulo, 54 vjeç dhe Spiro Llambri, 62 vjeç.
Mësohet se Jashari, ndryshe i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar është arrestuar në Korfuz në vitin 2000, pasi po kryente trafik droge me një skaf. Si pasojë, ai u dënua me 2 vite burg.
Ai është arrestuar gjithështu në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuane, por u lirua pas disa muajsh. Në vitin 2013, ai është kapur në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuane.
Policia gjeti nga kontrollet në banesën e tij në vitin 2009 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.