Një ditë më parë, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të SPAK bashkë me një tjetër punonjëse e MSH, Laureta Sheto.
Dy zyrtaret akuzohen për korrupsion dhe ryshfet, teksa mësohet se kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë duke marrë para.
Mësohet se Duro përveçse ka shërdoruar detyrën me veprën penale të korrupsionit, gjatë fushatës elektorale është gjobitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook duke shpërndarë slogane politike të Partisë Socialiste.