U bënë tri sezone që skuadra e Kukësit nuk luan në stadiumin e saj për shkak të punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri, të cilit me sa duket po i vjen fundi.
Nga pamjet e siguruara së fundmi shihet qartë se punimet janë në rrugën e duhur, teksa drejtuesit dhe tifozët verilindorë mund të gëzohen më në fund për shtëpinë e tyre të re, e cila është drejt përfundimit.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken hapësirat e mëdha, të cilat brenda stadiumit duke e bërë një impiant modern me kushte bashkëkohore.