Tensionet në veri, Harxhi: Situatë e krijuar nga Serbia, Kurti gaboi me zgjedhjet

Ish-zv-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit’h Harxhi e ftuar ne emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Harxhi theksoi se një situatë e tillë nuk ështe e rastësishme, por gjithçka që po ndodh e ka zanafillën për shkak të situatës së rënduar prej dy vitesh në Ballkan.

Sipas saj Serbia dhe Vuçiç gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar aspak dëshirë për të vijuar përpara me rrugën e dialogut, por shesh kanë nxjerrë pengesa.

Gjithçka ka evoluar ditën e djeshme me sulmin që i është bërë ushtarëve të KFOR. Aleksandër Vuçiç është ai që po mundohet të provokojë një konflikt në Ballkan. Edhe deklarata e Lavrovit tregon se jemi drejt përshkallëzimit të situatës.

Tensionet në Kosovë janë edhe pasojë e situatës së rënduar prej dy vitesh në Ballkan dhe mungesës së dëshirës së Serbisë për të dialoguar me Kosovën dhe për të sanksionuar Rusinë.

Nëse do të marrim pjesën e zgjedhjeve në Kosovë, në 3 komunat në veri, natyrisht që këto 3 komuna duhet të drejtohen nga njerëz të zgjedhur prej tyre, pavarësisht se ata nuk morën pjesë në votime. Mendoj se duhej gjetur një gjuhë e mesme. Vuçiçi ishte ai që nuk e nënshkroi marrëveshjen e Ohrit. Me erdhi keq që Kurti bëri një nënshkrim të njëanshëm”, tha ish-zv,Ministrja.

Ndëkrohë Harxhi theksoi se Kurti duhet ta kishte shtrirë diskutimin më gjerë në nivel politik, duke u takuar me të gjithë liderët e partive të opozitës.

Dërgimi i 3 kryekomunarëve shqiptarë në zonat me shumicë serbe, duhej konsultuar shumë mirë.  Zoti Kurti duhet të matej shumë mirë dhe të konsultonte faktorin politik në Kosovë. Dialogu kërkon të gjitha palët në tryezë. Dialogu duhet të ishte në nivel politik dhe jo teknik siç e çoi kurti, që takoi 2-3 herë veç e veç liderët e opozitës”, u shpreh Harxhi.

 


Shtuar 30.05.2023 21:43